Nga Gazeta Si – Po afron momenti për bllokimin e ndarjes së fjalëkalimit në Netflix, e cila do të nisë në mars sipas thashethemeve. Kërkimet për fjalët kyçe “anuloni llogarinë Netflix” shpërthyen në mbarë botën me një rritje prej 733 për qind më 2 shkurt (burimi: JohnSlots). Një nismë që platforma e transmetimit (në të cilën themeluesi Reed Hastings ka lënë rolin e CEO) do të shërbejë për rikuperimin e abonentëve të rinj dhe që duhet të shoqërohet me vendosjen e një tarife shtesë për ndarjen e fjalëkalimit midis familjeve të ndryshme. Në të vërtetë, kushtet e shërbimit tashmë parashikonin që një llogari e vetme mund të ndahej vetëm midis njerëzve që jetojnë së bashku: risia është se kontrollet do të forcohen. Por si do të funksionojnë këto kontrolle? Netflix ka përditësuar faqen e tij me informacione që detajojnë se si do të funksionojë menaxhimi i llogarisë në pajisje të ndryshme, me një fokus të veçantë në ato jashtë “shtëpisë tuaj kryesore”. Më pas, kompania duket se është tërhequr dhe ka ndryshuar përsëri faqen, nuk është e qartë nëse ka pasur një ndryshim orientimi për këtë çështje apo (më shumë gjasa) sepse kohët ishin përpara afatit.
Vendndodhja kryesore
Përditësimi i politikës së Netflix parashikon futjen e konceptit të “vendndodhjes kryesore”, siç është bërë tashmë në Kili, Peru dhe Kosta Rika. Netflix sqaron se pozicioni kryesor duhet të vendoset nga televizori juaj i lidhur me rrjetin tuaj Wi-Fi në shtëpi duke hyrë në cilësimet e llogarisë tuaj. Pas kësaj, një kod dërgohet në adresën e e-mailit ose numrin e telefonit të futur gjatë regjistrimit në shërbim. Brenda 15 minutave duhet të futni shifrat në televizor dhe kaq: pozicioni kryesor është vendosur saktë.
Ky hap ka si pasojë që vetëm pajisjet e lidhura me të njëjtin rrjet Ëi-Fi në shtëpi do të mund të lidhen me Netflix pa shkaktuar kontrolle të mëtejshme. Për ata që nuk kanë televizor, por përdorin Netflix vetëm në pajisjet mobile, lokalizimi bëhet automatikisht nëpërmjet adresës IP. E njëjta gjë vlen nëse përdoruesi nuk e vendos atë manualisht. Edhe pse fillimisht ishte përfshirë, tani për tani gjiganti i transmetimit ka eliminuar referencën për 31 ditët brenda të cilave duhet të përdoren pajisjet e lidhura me vendndodhjen kryesore për të shmangur bllokimin.
Po kush udhëton?
Shumë përdorues të Netflix shikojnë gjithashtu filma dhe seriale televizive në lëvizje. Si do të funksionojë për ta? Për të pasur mundësi të shikoni episodin e serialit të momentit, është e nevojshme të merren disa masa para nisjes. Netflix rekomandon që të lidhni pajisjen tuaj celulare me Wi-Fi të vendndodhjes tuaj kryesore dhe të shikoni diçka. Në këtë mënyrë, pajisja që merrni në rrugë lidhet me adresën kryesore. Për momentin nuk është e qartë nëse do të jetë e mundur të përdorni shërbimin nga pajisja që mbani me vete dhe nga televizori i shtëpisë tuaj në të njëjtën kohë.
Si alternativë, një kod i përkohshëm përmendet në sajt që mund të përdoret larg vendndodhjes kryesore për një afat kohor prej 7 ditësh. Një gjë tjetër e paqartë për momentin: a ka një kufi për kërkesat për këtë kod? Nëse nuk do të ishte kështu, një “freeloader” mund t’i kërkonte mbajtësit të llogarisë 7 ditë akses çdo javë, për të vazhduar përdorimin e Netflix pa kosto shtesë për një kohë të pacaktuar.
Siç mund ta kuptoni, këto rregulla, qofshin të konfirmuara në mars ose të rishikuara pjesërisht, janë padyshim bizantine në krahasim me lirinë totale që ekzistonte në Netflix deri më tani.
Të shohim si do të reagojë publiku. /Il Corriere della Sera/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



