Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383. Lajmin e ka dhënë Sovran Hoti, një qytetar i cili 2 muaj më parë nisi një fushatë ndërgjegjësimi në rrjetet sociale për njohjen e Kosovës nga kjo kompani.
Pasi njerëzit kanë nënshkruar një peticion më 37 mijë nënshkrimeve, një iniciativë që u zhvillua gjatë kohës së pandemisë pasi gjatë përdorimit të platformës, lokacioni shfaqej me vendndodhje në Serbi.
Problemi i identitetit dixhital të Kosovës nuk është problem i ditëve të sotme. Prej vitit 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vazhdon të mos ketë kodin e saj në internet.
Qytetarët që kanë një qasje në internet nga territori i Kosovës IP-adresat e tyre lidhen me ato të vendeve të rajonit si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia e Veriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




