Filma

Netflix me reklama/ A do të ketë në nëntor abonime me kosto të ulët?

Nga Gazeta Si – Thashethemet e fundit flasin për një nisje më të hershme krahasuar me muajt e parë të 2023, në pesë tregje të ndryshme. Qëllimi është të mposhtim rivalin Disney.

Netflix me reklama: po kur?

Abonimet e lira të shumëpritura të Netflix me reklama mund të mbërrijnë edhe më herët se sa pritej. Sipas asaj që kanë raportuar Wall Street Journal dhe Variety, shërbimi mund të lançohet më 1 nëntor në disa tregje, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën. Platforma në korrik tha se kjo gjë mund të arrihej në fillim të vitit 2023.

T’i paraprijë Disney +

Shtrëngimi i kohës do të kishte një objektiv specifik, domethënë t’i paraprinte konkurrentit Walt Disney, shërbimet e transmetimit të të cilit ndërkohë kanë tejkaluar numrin e abonentëve të Netflix. Prezantimi në SHBA i Disney + Basic është planifikuar për në 8 dhjetor, një abonim për 7,99 dollarë në muaj me praninë e reklamave, i cili do të përfaqësojë ofertën më të lirë në krahasim me Disney + Premium, versioni pa reklama. Sipas ndërhyrjeve të tjera të fundit, çmimi i zgjidhjes së re të Netflix duhet të luhatet midis 7 dhe 9 dollarë në muaj, krahasuar me më shumë se 15 që paguhen për një abonim pa reklama.

Si do të jenë reklamat

Për më tepër, disa detaje mbi strukturën e këtyre reklamave po shfaqen gjithashtu: ato do të përbëhen nga 15 ose 30 sekonda të pozicionuara para fillimit të shfaqjes ose gjatë. Në total nuk duhet të tejkalohen 4 minuta në orë. Por shumë reklamues ankohen për aspektin ekonomik. Në fakt, Netflix synon të paguajë 65 dollarë për çdo 1000 njerëz që shohin reklamat, një shifër që e kalon shumë atë të sektorit, e vlerësuar rreth 20 dollarë. Për më tepër, kompania e udhëhequr nga Reed Hastings dëshiron të vendosë një prag maksimal prej 20 milionë dollarësh në vit për investime në reklama për një kompani të vetme. Duhet mbajtur mend se për të gjitha aktivitetet që lidhen me caktimin e spoteve reklamuese, platforma kishte nënshkruar një marrëveshje me Microsoft në muajt e fundit.

Nga lindi ideja

Ideja për të nisur abonimet me reklama u avancua pas të dhënave të tremujorit të parë të vitit 2022, në të cilin u regjistrua një rënie prej 200 mijë abonentësh, rënia e parë në 10 vitet e fundit të historisë së kompanisë, e cila kishte çuar edhe në shkurtimin e 150 punonjësve. Një rënie, e konfirmuar nga rënia prej 960,000 abonentësh në tremujorin e dytë, të cilën kompania ia atribuoi një kostoje gjithnjë e më të lartë të abonimeve, dhe si rrjedhim hipoteza e ofertave më të lira, dhe praktika e llogarive të përbashkëta, kundrejt të cilave kompania ka premtuar një politikë shumë më kufizuese.

/Il Corriere della Sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë