Filma

Netflix konfirmon sezonin e dytë të Squid Game

Nga Gazeta Si – Dritë jeshile për sezonin e dytë të ‘Squid Game’. Netflix jep detaje të reja mbi rikthimin e një prej serialeve më të dashura, më të diskutuara dhe më të suksesshme të viteve të fundit.

“U deshën dymbëdhjetë vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë dhe dymbëdhjetë ditë që ai të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë”, thuhet në shënimin e Hwang, i cili u dërgon një përqafim të gjithë fansave në botë dhe i falënderon ata që e kanë ndjekur dhe konfirmon rikthimin e disa personazheve si protagonisti Seong Gi-hun (Lee Jung-jae) dhe zuzari i maskuar Front Man (Lee Byung-hun).

Ndër hyrjet e reja, “i dashuri” i Young-hee-s, kukulla gjigante që këndon një këngë shqetësuese në serial përpara se të verifikojë se gjithçka është bërë sipas rregullave. “Bashkohuni me ne për një raund të ri”, përfundon shënimi.

Pas suksesit të madh të sezonit të parë të serialit korean, praktikisht u mor si e mirëqenë se do të bëhej një i dytë: vetëm mendoni se për një kohë të gjatë seriali mbante rekordin e serialit televiziv me numrin më të madh të transmetimeve ndonjëherë me një miliard e 65 milionë orë shikime në katër javët e para të programimit vjeshtën e kaluar.

Sezoni i ri pritet të debutojë në fund të 2023 dhe fillim të 2024.

Marrë nga La Repubblica, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë