Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu ka bërë me dije se do të shkatërrojë përfundimisht Hamasin dhe do të kthejë të gjithë pengjet në shtëpi.
Në një reagim të tij për ceremoninë e 58 vjetorit të luftës së vitit 1967, Netanyahu tha se synimi është që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin.
“Ne do të mposhtim ata që kërkojnë jetët tona. Do të sjellim në shtëpi të gjithë pengjet. Do të sigurohemi që Gaza të mos jetë më një kërcënim për ne. Ky mision, e cila përfshin edhe misionin për kthimin e pengjeve na shoqëron ne ditë pas dite. Na preokupon ne natë pas nate. Nuk do ta lejojmë të shkojë kaq kollaj. Nëse nuk e kemi arritur sot, do ta arrijmë nesër, më pas një ditë pas të nesërmes, nuk do ta lejojmë të na ikë kollaj. Këto janë vështirësitë”, tha Netanyahu.
“Hamasi është kokëfortë, është sfidues – siç tha përfaqësuesi amerikan Witkoff. Kjo është e vërtetë. Nuk po e tolerojmë. Deri tani kemi rikthyer të gjallë 148 pengje. Janë ende njëzet që janë padyshim gjallë, dhe të tjerë që nuk janë. Ne synojmë t’i kthejmë të gjithë – të gjallët dhe të rënët njësoj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




