Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria e Hungarisë ka njoftuar se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).
Një zyrtar i lartë në qeverinë e kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas, njoftoi vendimin disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet sipas një urdhër-arresti të ICC, mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.
Viktor Orban ftoi udhëheqësin izraelit sapo u lëshua urdhër-arresti nëntorin e kaluar, duke thënë se vendimi nuk do të kishte “asnjë efekt” në vendin e tij.
Në nëntor, gjykatësit e ICC-së deklaruan se kishte baza të arsyeshme që Netanyahu mbante përgjegjësi penale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Nga ana e tij, Netanyahu e ka dënuar vendimin e ICC si “antisemitik”. Hungaria është një anëtar themelues i ICC, i cili numëron 125 shtete anëtare.
Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe Izraeli nuk e njohin juridiksionin e saj, mes shteteve të tjera.
GJNP ka autoritetin të ndjekë penalisht të akuzuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e shteteve palë të Statutit të Romës, traktatit themelues të tij.
Izraeli e refuzon juridiksionin e ICC-së, por gjykata vendosi në vitin 2021 se ai kishte juridiksion mbi Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor dhe Gazën, sepse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kishte pranuar që palestinezët ishin anëtarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.