Bota

Netanyahu paralajmëron Iranin: Do të bëni gabimin më të madh nëse sulmoni Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi për pasoja të rënda në rast të një sulmi nga Irani, gjatë një fjalimi në Knesset.

“Nëse Irani bën gabimin më të madh në historinë e tij dhe sulmon shtetin e Izraelit, ne do të përgjigjemi me një forcë që ata as nuk mund ta imagjinojnë”, deklaroi Netanyahu.

“Askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja”, u shpreh kryeministri.

Netanyahu nënvizoi gjithashtu se, sipas tij, gjatë dy viteve e gjysmë të fundit Izraeli ka arritur të shmangë kërcënime të shumta ndaj qytetarëve të tij, teksa theksoi se vendi mbetet në gatishmëri të plotë.

“Izraeli nuk ka qenë kurrë më i fortë se sot dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë kurrë më e ngushtë. Ne jemi plotësisht vigjilentë dhe të përgatitur për çdo skenar”, përfundoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë