Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se do të parandalojë Iranin nga marrja e armëve bërthamore.
Ai u shpreh se nuk do të tërhiqet asnjë centimetër nga ky premtim. Netanyahu u shpreh se Irani do të kishte pasur armë bërthamore dhjetë vjet më parë.
“Irani nuk është larg nga posedimi i një bombe atomike”, paralajmëroi disa ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë dyshuar prej kohësh se Irani dëshiron të marrë armë bërthamore.
Teherani i hedh poshtë këto akuza dhe mbron të drejtën e energjisë bërthamore për qëllime civile, veçanërisht për energjinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.