Nga Gazeta ‘Si’-Benny Gantz një politikan izraelit opozitar njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të krijuar një qeveri uniteti gjatë luftës me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Gantz, që ka mbajtur detyrën e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të shtabit, lëshoi një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Netanyahu.
Në deklaratë flitej për formimin e një kabineti prej pesë anëtarësh për “menaxhimin e luftës”. Ai do të përbëhet nga Netanyahu, Gantz, ministri aktual i Mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë që do të shërbejnë sikurse thuhej në deklaratë, në cilësinë e anëtarëve “vëzhgues”.
Në deklaratë thuhej se qeveria nuk do të miratojë asnjë projektligj, apo vendim që nuk ka lidhje me luftën dhe për sa kohë që luftimet vazhdojnë.
Njoftimi ka krijuar paqartësi rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me partnerët ekzistues të qeverisë së Netanyahut, një grup partish të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



