Gazeta Si – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e uroi Trumpin për sulmet “e guximshme” të SHBA-së, duke e quajtur sulmin një moment historik që mund ta çojë Lindjen e Mesme drejt paqes.
“Urime president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e jashtëzakonshme dhe të drejtë të SHBA-së do ta ndryshojë historinë”, tha Netanyahu përmes një video-adresimi.
“Presidenti Trump dhe unë shpesh themi: paqja vjen përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj paqja”, shtoi ai.
Senatori amerikan, republikani nga Karolina e Jugut, Lindsey Graham, gjithashtu e mirëpriti sulmin.
“Kjo ishte vendimi i duhur. Regjimi e meriton. Të lumtë, president Trump”, shkroi Graham në X.
Por, jo të gjithë e mirëpritën sulmin. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga përshkallëzimi.
“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, tha Guterres.
Vendimi për të goditur Iranin mund të jetë politikisht i rrezikshëm për Trumpin, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar me premtimin që të mbajë SHBA-në jashtë konflikteve të huaja.
Disa anëtarë të koalicionit të tij, Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish, e kanë këshilluar Trumpin që të mos përfshijë drejtpërdrejt ushtrinë amerikan në sulme ndaj Iranit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.