Bota

Netanjahu kërcënon liderin suprem: Vrasja e Khameneit do t’i jepte fund konfliktit

Gazeta Si – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Në një intervistë për mediat amerikane, Netanjahu u shpreh se një veprim i tillë “nuk do të përshkallëzonte konfliktin, por do t’i jepte fund”.

I pyetur nëse Izraeli do të kishte si objektiv drejtpërdrejt liderin iranian, Netanjahu tha: “Po bëjmë atë që është e nevojshme”.

Ai shtoi se Izraeli ka goditur më parë shkencëtarët kryesorë bërthamorë të Iranit dhe se “ende ka punë për të bërë në disa zona të tjera”.

Sipas tij, veprimet ndaj Iranit kryhen “në shërbim të njerëzimit”, për të mbrojtur botën nga ajo që ai e quajti kërcënim bërthamor iranian.

“Po sulmohet Tel Avivi sot, nesër mund të jetë Nju Jorku”, tha Netanjahu, duke shtuar: “E kuptoj parimin ‘Amerika e para’, por nuk e kuptoj ‘Amerika e vdekur’.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë