Pasi Ministria e Shëndetësisë çeli dritën jeshile për rinisjen e Transportit Publik pa kufizim, që do të thotë mund të rifillojnë nga puna si transporti ndërqytetas, rrethqytetas, ai urban, etj, nga nesër do të rinisë vetëm aktiviteti i transportit ndërqytetas.
Këtë e bën me dije kreu i Shqoatës Kombëtare Ndërqytetas Kujtim Mema.

Ai thotë për gazetën “Si” se “Sot në 6 qytete u marshua paqësisht në mënyrë simbolike për ti thënë qeverisë që nuk mban më. Transporti duhet të nisë se 10 mijë punonjës janë 4 muaj pa punë. Kështu që ne do të nisim nesër duke marrë premtimin e një rroge minimale për qershorin dhe uljen e TVSh-së për biletën në vazhdim. Nuk mund të presim më sepse punonjësit tanë janë hallexhinj”.
Por nuk kanë të njëjtin qëndrim pjesa tjetër e shoqatave të transportit.
Eneo Sulejmanaj kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve në një bisedë telefonike me gazetën “Si” u shpreh se ata nuk do të nisin nga puna.

dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve
“Ne jemi duke bërë një mbledhje dhe po diskutojmë se si do të vijojmë. Ministria e Infrastrukturës e cila na mbulon nuk ka reaguar. Nuk është korrigjuar ende protokolli. Ne nuk kemi fuqi punëtore për të siguruar zbatimin e protokollit. Ose të na japin policë për të siguruar zbatimin e protokollit, ose ta shfuqizojnë, ose të na mbështesin financiarisht. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona sepse e kemi të pamundur të rinsim punën në këtë mënyrë, teksa punonjësit kanë katër muaj pa rrogë. Qeveria duhet të mendojë zgjidhjen”- thotë Sulejmanaj duke bërë me dije se do të vazhdojnë protestat në ditët në vazhdim.
Gazeta “Si” kontaktoi edhe Ministrinë e Infrastrukturës, e cila edhe ajo konfirmoi rinisjen e aktivitetit të transportit publik pa kufizim, që nga urbani deri tek transporti turistik.
“Po, transporti nis nesër, nuk ka asnjë të re rreth sektorit përpos kësaj”- u shpreh për gazetën “Si” zëdhënësi i ministrisë pyetjes nëse ka ndonjë kërkesë shtesë të plotësuar nga ato që kanë kërkuar shoqatat e transportit urban.
Më 8 qershor kryemenistri Edi Rama do të njoftonte përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook se qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.
Ai do të sqaronte se nuk do të kishte rritje të çmimit të biletës.
“Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë. Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët… ” do të shkruante ai.
Por Shoqatat e Transportit kërkojnë:
1.Heqjen e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.
2.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.
3.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.
4.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.
5-Korrigjim të Protokollit të Sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




