Ngjarje

Mesazhi i kreut të KMSH: Të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit

Nga Gazeta Si- Myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u bën thirrje besimtarëve që kjo festë të jetë një mundësi për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Bujar Spahiu, thotë se “Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit të Gjithësisë”.

“Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë”, thotë ndër të tjera Spahiu, duke shtuar urimin “Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë