Analize

Nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen, bota do të bëhet më e rrezikshme

80 vite më parë Japonia bombardoi Perl Harbor. Ishte një gabim i madh, që futi një ndër vendet më të mëdha në luftë dhe e dënoi atë me harresë. Një admiral japonez tha:” Kam frikë se ajo cfarë në bëmë ishte zgjimi i një gjiganti dhe e mbushëm atë me inat”.

Sot Japonia është e paqtë, e pasur dhe inovative. Ishin japonezët ata që e rindërtuan shtetin e vet, por detyra e tyre u bë më e thjeshtë po nga supërfuqia që i mundi ata. Jo vetëm që Amerika ishte nëna e kapitalizmit dhe demokracisë në Japoni, por krijoi një treg ku Japoni të tregtonte dhe prodhonte e lirë. Ky treg nuk ishte perfekt, nuk u aplikua kudo. Por ishte shumë më mirë se cdo gjë më herët.

Ndryshe nga superfuqitë e mëhershme, Amerika nuk përdori sundimin ushatarak për të fituar avantazhe tregti dhe biznesi ndaj aleatëve të saj më të vegjël. Në fakt, e limitoi veten me rregulla. Rregulla që mënjanuan luftërat dhe rritën mirëqenien.   

Fatkeqësisht, SHBA po tërhiqet nga roli që ka si garanci për lirinë e vendeve të tjera. “Gjiganti” uk ka rënë ende në gjumë, por inati po shtohet dhe armiqtë e tij po e testojnë më tepër. Vladimir Puti po vendos trupat në kufi me Ukrainë dhe mund ta pushtojë atë shumë shpejt. Kina po merr hapësirën ajrore të Tajvanit me aviona luftarakë dhe duke përdorur armë hipersonike. Irani ka mbështetur bisedimet për energjinë bërthamore. Dy fuqi autokratike kërcënojnë të pushtojnë tokat në një kontroll demokrat dhe një e treta kërcënon të shkelë Traktatin e Mospërhapjes duke ndërtuar një bombë bërthamore. Sa larg do të shkonte Amerika për të parandaluar akte të tilla të pamatura?

Joe Biden mund të duket “i keq”. Më 7 dhjetor ai paralajmëroi Putin për pasoja të rënda nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën. Ai i vendosi sanksione dhe Iranit. Në tetor, Biden tha se Amerika ka një detyrim të mbrojë Tajvanin, ndonëse politikat nuk kanë ndryshuar. (Amerika ka refuzuar të thotë nëse do të dërgojë atje forca për të parandaluar një pushtim nga Kina.) Kina po mendohet nëse Biden e tha këtë padashje apo do të tregohet me të vërtetë dinak.

Biden mbajti të enjte “Samitin për Demokraci” ku inkurajoi bashkëpunimin midis vendeve.

Amerika po ngurron për të përdorur forcën në pjesën më të madhe të botës. Një koalicion “skifterash dhe pëllumbash” në Uashington po bën thirrje për “përmbajtje”. Pëllumbat thonë se duke u përpjekur të kontrollojë botën, Amerika në mënyrë të pashmangshme zhytet në konflikte të panevojshme jashtë vendit, që nuk mund t’i fitojë. Skifterët thonë se Amerika nuk duhet të shpërqendrohet nga e vetmja detyrë që ka rëndësi: të ngrihet mbi Kinën.

Të dy planet, mund të destabilizojnë Amerikën dhe të lenë botën në rrezik dhe pasiguri.

Dështimi i Biden në tërheqjen nga Afganistani bëri që disa të dyshojnë në gatishmërinë e Amerikës për të mbrojtur miqtë e saj ose për të penguar armiqtë e saj. Fjalët e pabaza të  presidentit për mbrojtjen bërthamore të Amerikës kanë dëmtuar besimin e aleatëve se ajo ende i mbron ata. Dhe megjithëse zoti Biden nuk i fyen aleatët siç bëri Donald Trump, ai shpesh nuk arrin të konsultohet me ta, duke dëmtuar më tepër lidhjet e besimit që kanë lartësuar fuqinë amerikane prej kohësh.

Njësoj sa instinktet e një presidenti, me rëndësi është dhe gjendja emocionale e votuesëve të tij. Amerika nuk është më hegjemonia e besueshme e 1990-s. Fuqia e saj është zbehur, ndonëse mbetet e pakrahasueshme. Pas Iranit dhe Afganistanit, votuesit janë bërë më të vetëdijshëm mbi “aventurat” e huaja. Politikat tradicionale kanë paralizuar shumë rregullime. Mbi 90 poste ambasadoriale kanë mbetur vakante, të bllokuara nga Kongresi. Amerika refuzon t’i bashkohet paktit të tregtisë që do të ndërronte lidhjet ushtarake me Azinë, me lidhe ekonomike. Dramat e vazhdueshme në politikë, përfshirë konfliktet mbi zgjedhjet elektorale dhe mbajtjen e maskës anti-Covid, e bëjnë Amerikën të duket një shtëpi e copëtuar dhe nuk mund të bëhet shembull për vendet jashtë saj.

Do të ishte një gabim i madh nëse supozojmë se Amerika e vjetër dhe e konsoliduar do të kthehet, mbi të gjitha, Trump mund të rifitojë zgjedhjet e 2024-s.

Nëse qetësia globale duhet të ruhet dhe vendet e tjera mund të ndihmojnë SHBA-në. Japonia dhe Australia kanë dhënë shenja se do të ndihmojnë në mbrojtjen e Tajvanit. Britania i është bashkuar Amerikës në zhvillimin e teknologjisë nukleare në det. Qeveria e re gjermane mund të ashpërsojë marrëdhëniet me Rusinë.

Botës do i duhet të përshtatet pa Amerikën. Demokracitë, sidomos në Europë, do të shpenzojnë më shumë në mbrojtje. Ata si Tajvani dhe Ukraina, nën rrezikun e mundësisë për t’u sulmuar duhet të forcojnë vendet e tyre. Sa më të përgatitur të jenë, aq më pak mundësi kanë për t’u pushtuar.

Vendet e tjera duhet të rrisin bashkëpunimin me njëra-tjetrën dhe të ndajnë sa më shumë informacione. Japonia dhe Koreja e Jugut duhet të hedhin pas të shkuarën e keqe.  India duhet të qëndrojë më afër Australisë, Japonisë dhe Amerikës. NATO nuk mund të pranojë Ukrainën sepse rregullat thonë se “një sulm mbi dikë, është sulm për të gjithë.” Por NATO mund t’i dërgojë trupa asaj, armë dhe para që të mundet të mbrojë veten.

Nëse urdhri liberal nuk funksionon, aleatët e Amerikës do ta vuajnë.

Burimi:The Economist/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë