Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti Blendi Klosi, ka pyetur deputetët e opozitës se çfarë shembulli tentojnë të japin me bërjen e politikës me dhunë dhe djegien e karrigeve.
Ai tha se në vetëm pak muaj mbahen zgjedhjet, ndërsa është shprehur i bindur se sërish PS do të fitojë.
“U tërhoqët nga mosbindja civile? Nga djegia e karrigeve që vini dhe ankoheni sot këtu? Djegia e karrigeve është vepër penale. A mendoni çfarë shembulli i jepni politikës shqiptare? Vini tundni një vendim gjykate që përsëri ju ka dënuar, se ju ka dënuar morali i këtij qyteti.
Jemi Partia Socialiste e Shqipërisë që ju kemi mundur, e do ju mundim prapë. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Nëse mendoni se do të merrni një votë më shumë nga djegia e karrigeve digjini.
Jeni madhorë dhe i bëni veprimet me ndërgjegje”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.