Aeroproti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza u ndërtua në një periudhe 2 vjeçare, nga 1955 në 1957. Por Tirana ka patur fluturime të linjave edhe më përpara. Më 1938, linja jugosllave Aeroput kishte fluturime në Tiranë duke e lidhur atë me Beogradin me tranzit në Dubrovnik.
Pas ndryshimit të sistemeve u rrit numri i linjave që operonin në aeroportin e Rinasit. Rindërtimi filloi në 2005 dhe mbaroi në 2008, duke rritur kapacitetin e aeroportit dhe duke dyfishuar pasagjerët nga 2005 në 2010 (1.5 mln pasagjerë).
Hochtief Airport.Hochtief menaxhoi ndërtimin e aeroportit që nga prilli i 2005, për një ndërtim 20 vjecar.
Koncesioni përfshiu ndërtimin e një terminali të ri dhe ndëtime shtesë për infrastrukurën, gjithashtu dhe një rruge të re, vende të reja parkimi, dhe një urë mbi rrugën e vjetër të aeroportit. Zgjerimi rezultoi me një rritje të numrit të pasagjerëve 1,997,044 në 2014.
Ortakët fillestarë të TIA-s ishin:
HOTCHTIEF Airport GmbH 78.7% të kapitalit themeltar
Albanian-American Enterprise Fund 21.3% të kapitalit themeltar.
Më 2004, me anë të vendimit të gjykatës u pranua shoqëria DEG (Deutsche Investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH) si ortak duke blerë 31,7 % të kapitalit që zotëronte HOCHTIEF Airport GmbH në shoqërinë Tirana Airport Partners (TAP) sh.p.k. Pas shitjes shoqëria Hochtief Airport GmbH kishte 47% të kuotave të kapitalit themeltar.
Më 2005, me anë të marrëveshjes së shitjes me kusht, të datës 08.04.2005, të nënshkruar nga ortakët e shoqërisë TAP, totali i kuotave të kapitalit themeltar, që përbën 100% të kapitalit të shoqërisë, mund të transferoheshin nga ortakët tek Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nëse plotësohen kriteret sipas marrëveshjes.
Më 2016, me anë të marrëveshjes për zgjidhjen e kontratës, u realizua zgjidhja e marrëveshjes së shitjes .
Ortakët e shoqërisë rënë dakord për shitjen e 100% të kuotave të zotëruara prej tyre në favor të shoqërisë REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED me çmimin e blerjes për të cilin kanë rënë dakord prej 82.250.000 euro, e ndarë nga ortakët “Albanian-American Enterprise Fund “AAEF” 17.519.250 euro, “DEG Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft gmbH” 26.073.250 euro, dhe “AviAlliance GmbH” 38.657.500 euro.
Ndryshimi i kontratës në parlament me kusht
Kontrata koncesionare fillestare mes shtetit dhe Kompanisë kineze duhej të përfundonte në vitin 2025.
Por me ndryshimet që iu bënë kontratës të miratuara në parlament, kontrata do zgjatej me dy vite për arsye se kompania kineze do të lëshonte pe në lidhje me ekskluzivitetin. Pra qeveria do të kishte të drejtë të ndërtonte dhe të fuste në operim edhe një aeroport tjetër për udhëtime ndërkombëtare, konkretisht Aeroportin e Kukësit.
Qeveria shqiptare ka negociuar herë pas here qysh nga viti 2007 me kompaninë të cilës i dha monopolin e fluturimeve ndërkombëtare me një kontratë koncesionare të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2004, për ta hequr klauzolën e ekskuzivitetit dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të mundshëm të aeroporteve të reja në vend. Gjatë të gjithë këtyre viteve, Aeroporti i Rinasit ka mbajtur çmime të larta dhe ka realizuar fitime të mëdha deri në 30 për qind mbi të ardhurat e veta. Kompania, aksionerët e së cilës kanë ndryshuar disa herë përgjatë dhjetë viteve, ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme kërkesën e qeverisë për heqjen e klauzolës së ekskluzivitetit duke kërkuar kompensim.
Pas shumë vitesh bisedimesh, Ministria e Transportit deklaroi më 1 prill 2016 se e kishte arritur marrëveshjen, në bazë të së cilës, Aeroporti i Rinasit heq dorë pjesërisht nga të drejtat e fluturimeve ekskluzive në këmbim të zgjatjes së kontratës. Sipas marrëveshjes, e cila u miratua atë vit në Parlamentin e Shqipërisë, kompania Tirana International Airport fiton dy vjet shtesë në kontratën aktuale dhe lejon qeverinë shqiptare që të hapë për fluturime ndërkombëtare Aeroportin e Kukësit, ndërsa kontrata do të zgjatet më tej në rast se Shqipëria vendos të hapë një aeroport tjetër përveç Kukësit, atë të Vlorës. Sipas amendimit të kontratës me TIA, koncesioni i Rinasit do të zgjatet me 0.5 vite për çdo vit operimi shtesë të një aeroporti të mundshëm në Vlorë. Kontrata aktuale ka filluar të zbatohet në 23 prill 2005 dhe skadon në prill 2025. Me propozimin e 2016-ës ajo shtohet automatikisht deri në vitin 2027.
Autoriteti i Konkurrencës publikoi një vendim asokohe ku kërkohej qartë se formula e propozuar për marrëveshje të mos pranohej.
Autoriteti i Konkurrencës në pikëpamjen e vet sugjeronte që zgjatja e afatit të marrëveshjes nuk duhej të pranohej apriori nga Ministria e Transportit, por duhej të mbështetej në një logjikë të qartë kostosh dhe përfitimesh. Sipas Konkurrencës, koncesionari merr dy vjet zgjatje kontrate pavarësisht nëse Aeroporti i Kukësit vihet në punë apo jo dhe pavarësisht se çfarë pjese tregu dhe çfarë dëmi mund t’i shkaktojë Rinasit aeroporti i Kukësit.
Sugjerimi i Autoritetit të Konkurrencës ishte se kontrata e koncesionit mund të zgjatej vetëm e lidhur me pjesën e tregut që aeroportet e reja i marrin Rinasit, gjë që do të thotë se nëse Kukësi dështon së zhvilluari si aeroport alternativ, kontrata e koncesionit të Rinasit nuk ka arsye të zgjatet.
Aktualisht Rinasi realizon fitime prej 90 mld lekë në vit, duke mos llogaritur vitin e vështirë të pandemisë, fitime që janë të destinuara të rriten bashkë me rritjen e numrit të udhëtarëve, për shkak se kontrata aktuale e koncesionit lejon rishikimin e tarifave të shërbimeve në rritje, në situatat kur rriten kostot, por nuk lejon rishikimin e tarifave të shërbimeve në ulje, në kushtet kur, siç ndodhi, numri i udhëtarëve u rrit me shpejtësi duke krijuar fitime monopolistike për kompaninë.
Teksa ende nuk dihen arsyet se pse kompania kineze do të shesë aksionet e aeroportit të Rinasit, në rast se grupi shqiptar “Kastrati” do të blejë 100% të aksioneve të aeroportit “Nënë Tereza” nga grupi kinez, në një kohë kur de jure është bartës edhe i kontratës koncesionare të aeroportit të Kukësit, objekti për të cilin qeveria shqiptare pranoi kushtin e zgjatjes së kontratës për kompaninë kineze, a do të kërkojë shteti shqiptar ndryshim të termave të kontratës?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.