Guvernatori në detyrë i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i ftuar në Komisionin ndërparlamentar të Ekonomisë, në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve, tha se brenda vitit 2022 pritet ndryshim i politikës monetare me tendencë shtrënguese sipas nivelit të inflacionit. Pra, mund të ndodhë rritja e normave të interesit në rastin e një rritje të mëtejshme të inflacionit, ashtu siç pritet sipas Sejkos.
Në seancën dëgjimorë të Sejkos, si kandidat i propozuar për një mandat të dytë në vendin e Guvernatorit ai foli dhe për objektivat e tij në një mandat të dytë.
Në agjendën e BSH-së, nga pikëpamja e Sejkos, është normalizimi i politikës monetare dhe stabiliteti i çmimeve. Sigurimi i një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të mirëqenies. Tjetër, Sejko shton qëllimin e hapjeve të tregjeve të reja ekonomike në vend, adresimin e presioneve inflacioniste nga tregjet botërore.
“Objektivi i punës sime do të jetë dhe nxitja e kreditimit të shëndetshëm të ekonomisë. Oferta e kredisë nuk duhet të jetë pengesë për rritjen ekonomike. Vijimi i punës për reduktimin e monedhës së huaj e po ashtu Rritja e edukimit financiar dhe formalizimit të ekonomisë”, tha ai.
Më tej, Guvernatori në detyrë tregoi se Banka e Shqipërisë, do të bashkëpunojë me institucionet botërore si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për një riskanim të sistemit bankar në vend dhe zbulimin e dobësive. E po ashtu të rrisë gamën e informacione publike që transmeton.
Për Sejkon, ka qenë zhvillim pozitiv reduktimi i numrit të bankave tregtare. “Konsolidimi i sektorit bankar, ka synuar dhe arritur uljen e numrit të tyre dhe rritjen e konkurrencës. Vendi ka përfituar një sektori bankar më konkurrent, më të sigurt, më eficent”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




