Para

Nëse e gjithë bota do të ishte kartëmonedhë 100 dollarëshe, Shqipëria do të kishte më pak se 1 cent

Nga Gazeta “SI” – Nëse e gjithë bota do të ishte një kartëmonedhë 100 dollarëshe, Shqipëria do të mbante më pak se 1 cent nga ajo.

Një studim i fundit i Credit Suisse që ka ndarë vendet e botës sipas vlerës së tyre në një 100 dollarësh e ka vendosur Shqipërinë në 0.02 dollarë vlerë, me një pasuri totale prej 70 mld dollarësh si shtet.

Pjesën më të madhe të 100 dollarëshit e mban SHBA-ja me 29.4 dollarë dhe pas saj Kina me 17.7 dollarë.

Kjo ka kuptim duke marrë parasysh përqendrimin e lartë të individëve ultra të pasur në të dyja vendet. Kina dhe SHBA janë shtëpia e më shumë se gjysmës së miliarderëve në botë dhe 8 nga 10 njerëzit më të pasur në planet janë amerikanë, duke përfshirë më të pasurin në botë, Elon Musk.

Japonia renditet e treta në listë, me 6.93 dollarë. Ashtu si SHBA-ja dhe Kina, Japonia ka gjithashtu një pjesë të lartë të qytetarëve me vlerë neto ultra të lartë, ose individëve me një vlerë neto prej 30 milionë dollarësh ose më shumë.

Është interesante që India renditet e shtata në listë, pavarësisht se ka numrin e tretë më të lartë të miliarderëve në mbarë botën dhe një popullsi masive prej 1.4 miliardë. Një faktor që kontribuon në këtë mund të jetë niveli relativisht i lartë i varfërisë në vend.

Kosova është në një nivel me Kamerunin dhe disa vende të tjera afrikane ku zënë vetëm 0.01 dollarë nga 100 dollarëshi.

Shumë vende të tjera, përgjithësisht ishuj, përfshirë Trinidad dhe Tobacco, Seychelles, Bermuda, por edhe San Marino që vlerësohen me 0.00 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë