Kur flini gjumë, trupi merr energji, njësoj si fytyra.
“Ashtu si i gjithë trupi ynë, lëkura ka një ritëm cirkadian,” thotë dermatologia Helen M. Torok, duke shtuar se fytyra riparon natën dhe mbron ditën.
Lëkura punon shumë për t'u ripërtërirë nga dëmtimi i shkaktuar gjatë gjithë ditës. Qelizat e lëkurës rigjenerohen gjatë natës, duke u rikuperuar nga nivelet e larta të kortizolit, hormoni i stresit, që mund të bëjë ‘kërdi’ në trupin tuaj gjatë ditës.
Si e tillë, është e rëndësishme të shfrytëzoni sa më shumë produkte për kujdesin e lëkurës gjatë orëve të natës. Në thelb, është shansi juaj për të zhbërë gjithçka që i keni bërë lëkurës tuaj gjatë ditës së mëparshme.
“Riparimi i dëmtimit nga ekspozimi ndaj dritës, ndotja dhe faktorë të tjerë stresues mjedisorë ndodh natën, kur rrjedhja e gjakut në lëkurë rritet”, thotë dermatologia Sonia Badreshia.
Sado produktive të jetë lëkura gjatë natës, ju mund ta bëni atë edhe më shumë me aplikimin e produkteve që mund të përdorni.
“Nëse nuk po bëni kujdes gjatë natës, po humbisni mundësinë për të riparuar lëkurën,” thotë Badreshia.
Ekspertët thonë se në netët kur kujdesi ndaj lëkurës duket si një “mision i pamundur”, ka një hap që mund të shpëtojë lëkurën tuaj.
Dermatologia Blair Murphy-Rose këmbëngul në përdorimin e një kremi për sytë.
“Lëkura jonë pëson humbje të konsiderueshme të ujit gjatë natës nëse nuk marrim masa për ta parandaluar atë. Ndërsa disa do t'ju thonë se një krem për sytë është i panevojshëm, e vërteta është se një krem për nën sy, i cili është zakonisht më i pasur se hidratuesi juaj i fytyrës, mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së ujit përmes kësaj pjese lëkure shumë të hollë gjatë gjumit. Sytë e dehidratuar janë sy më të lodhur, kështu që unë rekomandoj të aplikoni një krem nën sy përpara gjumit”, tha Murphy-Rose.
Retinoli është një tjetër produkt që rekomandohet.
“Mendimi im është se me përjashtim të njerëzve me lëkurë tepër të ndjeshme, të gjithë duhet të përdorin një retinol dhe ato janë ideale për përdorim gjatë natës,” thotë dermatologu Corey L. Hartman.
“Përfitimet janë të shumta dhe të pakrahasueshme dhe është padyshim hapi më i rëndësishëm që mund të ndërmerrni për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës dhe kundër plakjes. Retinolet rregullojnë qarkullimin e qelizave, nxisin eksfolimin efektiv, parandalojnë aknet, madje edhe zbardhjen e ngjyrës, kontrollojnë vajin, hapin poret dhe shumë më tepër.”
“Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit është të mos lajnë fytyrat e tyre. E vetmja gjë që duhet të bëni është të lani fytyrën gjatë natës para se të flini.” tha Hartman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.