Përballë Bashkisë së qytetit në qendrën historike të Mynihut, po luhet në mënyrë emocionuese himni kombëtar.
Është një shfaqje muzikore që ndez një kreshendo duartrokitjesh të ngrohta në mesin e vendasve të intriguar bavarezë që kanë ndaluar ta vlerësojnë atë.
Por muzikanti i vetmuar nuk është gjerman. Ai është skocez. Dhe instrumenti i tij është një gajde.
Në të vërtetë, mund ta keni të vështirë të gjeni një gjerman të lumtur që të interpretjë himnin e tij si ky skocez. Shfaqjet e guximshme ose të improvizuara të patriotizmit publik të sinqertë, nuk janë shumë gjermane.
Megjithatë, kjo interludë melodike pasqyron mjeshtërisht sesi tifozët vizitorë të futbollit po u japin energji dhe u japin një nxitje mikpritësve të tyre, të cilët deri më tani janë dukur disi apatikë ndaj festës që do të organizojnë këtë verë.
Studiuesit e kanë cilësuar këtë Kampionat për Gjermaninë si një kombinim prej tetë vitesh pa fitore në fazat me eliminim direkt të një turneu ndërkombëtar për ekipin e meshkujve, çmimin e lartë të biletave dhe gjithashtu një sëmundjeje më të gjerë kombëtare.
Politika e Gjermanisë është gjithnjë e më e fragmentuar dhe e përçarë me përplasjet brenda qeverisë së koalicionit dhe rritja ekonomike është e ngadaltë (në rastin më të mirë).
Ajo që vendi ka vërtet nevojë është një tjetër "Sommermärchen" - një përrallë verore.
Ky është emërtimi që i atribuohet me dashuri verës së vitit 2006, kur Gjermania priti Kupën e Botës për meshkuj.
Ndërsa sot shumica e gjermanëve do të ngrenë një vetull përpjetë përballë një performance të improvizuar në rrugë të himnit të tyre, viti 2006 ishte dukshëm i mbushur me fansat që valëvitnin flamujtë e tyre me gëzim të shkujdesur.
Më parë, ata ndjeheshin thellësisht të pakëndshëm për të shfaqur ngjyrat kombëtare - një trashëgimi e shekullit të 20 të trazuar të vendit.
Skuadra vendase u eliminua në gjysmëfinale 18 vjet më parë, por jo para se të pushtonte imagjinatën e publikut. Kjo, nga ana tjetër, i tregoi botës një vend të bashkuar, plot ngjyra dhe më të sigurtë.
“Të gjithë shpresojnë për një Sommermärchen 2.0 me humorin e lumtur të vitit 2006 që do të kthehet në 2024, por unë jam skeptik,” thotë gazetari i njohur i futbollit Philipp Köster. Ai identifikon një sërë arsyesh pse ndihet kështu.
“Është një situatë ndryshe, ne kemi luftën në Ukrainë, sapo kaluam pandeminë, shoqëria është e copëtuar, njerëzit nuk e dinë se çfarë drejtimi duhet të marrin”, shprehet Köster.
Koalicioni qeverisës trepalësh i Gjermanisë, që mori pushtetin në vitin 2021, ka miratuar legjislacionin kryesor, por grindjet e vazhdueshme e kanë bërë atë jopopullor.
Në të njëjtën kohë, AfD e ekstremit të djathtë që është kundër imigracionit, ka marrë mbështetje dhe ka shënuar një sukses të paprecedentë, duke u renditur e dyta në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të fundjavës së kaluar.
“Do të jetë interesante të shihet nëse ky turne i bën njerëzit të bashkohen, të shndërrohen në mikpritës të mirë dhe ndoshta të gjejnë vetë një drejtim”, thotë Philipp Köster.
Klubi i futbollit ESV Freimann në veri të Mynihut, ka kontribuar shumë sidomos në sektorin e trajningut. Ai vjen nga legjionet e trajnerëve vullnetarë që japin inkurajim vokal për dhjetëra lojtarë të rinj që po stërviten në barin e mbajtur në mënyrë të përsosur.
Më shumë se 300 fëmijë luajnë këtu çdo javë me 18 ekipe gjithsej. Skuadra e femrave është aktualisht më e suksesshme.
Nëse oreksi për Euro 2024 është i dobët në mesin e shumë të rriturve gjermanë, adoleshentët këtu e kundërshtojnë trendin. Ata po kënaqen me perspektivën për të qenë nikoqirë.
"Unë mendoj se do t'i bashkojë njerëzit sepse është diçka që ne e ndajmë si komunitet, sepse shumë njerëz e duan futbollin," thotë Samueli 14-vjeçar.
Por ai nuk beson se Gjermania është mjaft e mirë për të fituar turneun.
Është një pikëpamje e ndarë edhe nga shoku i tij i skuadrës Ryan, megjithëse ai parashikon se ndikimi i një fitoreje në shtëpi do të ishte masiv.
“Nëse gjermanët fitojnë, atëherë shumë njerëz do të luajnë lojën dhe kjo është një gjë vërtet e mirë. Por thjesht nuk mund ta besoj se e gjithë kjo po ndodh aty ku jetoj.”
Për organizatorët kombëtarë, siguria dhe përkujdesja ndaj të gjithë tifozëve, është prioriteti numër një.
“Euro 2024” zhvillohet në një kohë të rritjes së tensionit ndërkombëtar, si rezultat i luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe konfliktit të rizgjuar në Lindjen e Mesme.
Jashtë selisë së policisë në qendër të Mynihut, takojmë zëvendëskomisarin Michael Dibowski.
Nga baza e tij këtu, ai do të komandojë operacionet të rreth gjashtë ndeshjeve që do të zhvillohen në qytet gjatë muajit të ardhshëm.
Ai thotë se qëllimi i tij është të sigurojë që çdo tifoz të argëtohet sa më shumë që të jetë e mundur, por ekipi i tij po përgatitet për çdo lloj kërcënimi që mund të pritet në një ngjarje kaq të profilit të lartë.
“Gjatë javëve të fundit ne kemi pasur disa postime në mediat sociale nga Shteti Islamik,” thotë ai.
“I kontrolluam këto postime, por nuk presim ndonjë rrezik konkret. Është e mundur që dikush mund të motivohet nga ky postim, kështu që ne duhet të jemi këtu, të pranishëm dhe të përgatitur”, shprehet Dibowski.
Gjermania ka parë një sërë sulmesh të motivuara politikisht kohët e fundit.
Në fillim të këtij muaji, një oficer policie u godit me thikë për vdekje në Mannheim, në jugperëndim të vendit, ndërsa po zhvillohej një tubim i ekstremit të djathtë.
Meqenëse pjesa më e madhe e përgatitjeve deri tani po zhvillohet larg vëmendjes së publikut, mund të jetë e kuptueshme deri në një farë mase që eksitimi kolektiv nuk është ende në nivelin e etheve.
Dhe ia vlen të kujtojmë se në prag të verës së artë të Gjermanisë të vitit 2006, nuk kishte shumë entuziazëm publik për turneun.
Por më pas filloi aksioni dhe u shkrua përralla.
Gazetari veteran Philipp Köster thotë se fuqia e mundshme e kësaj loje nuk duhet të vihet kurrë në dyshim.
“Nëse diçka mund të bashkojë Gjermaninë, njerëzit këtu, është futbolli,” thotë ai.
“Zjarri i fundit i madh i kombit, ku njerëzit mund të ndihen si në shtëpi, pavarësisht nga dallimet e tyre politike apo fetare.”
Nëse Gjermania ecën mirë, kjo është vendimtare, konsideron ai, por nuk është gjithçka.
“Natyrisht, ne duam të jemi mikpritës të mirë. Kur 100,000 skocezë, anglezë, holandezë, spanjollë, italianë vijnë këtu, ne nuk duam të jemi gjermanët me fytyrë të thartuar. Është një mundësi e mirë për të treguar fytyrën miqësore të Gjermanisë”.
Burimi: BBC, Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.