Kosova

‘Nervozizëm në tryezë’/ Vuçiç: Bisedimet të vështira, për asocacionin

Nga Gazeta Si – Prej rreth dy orësh kanë nisur raundi i bisedimeve të nivelit të lartë mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së.

Kur pritej që të bisedimet të mbylleshin brenda një kohe të shkurtër, pasi mendohej se kanë rënë dakord paraprakisht, pala serbe po flet për nervozizëm ndërmjet Vuçiç dhe Kurtit në tryezën e dialogut të thirrur nga Borrell dhe Lajçak.

“Takim i vështirë. Siç ishte parashikuar. Ne nuk dorëzohemi”, shkruan Vuçiç në rrjetet sociale, që e shoqëron me një foto ku Borrell ka vënë duart në kokë. Ky reagim i Vuçiç mund të lidhet me faktin se Beogradi insiston në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Një gjë është kontestohet nga Kurti.

Bisedimet e vështira janë bërë prezent edhe nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se në takimin e sotëm në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “po thyhen shtiza” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Duke folur nga Brukseli për Televizionin Pink të Serbisë, Petkoviç tha se Kurti “po përpiqet në çdo mënyrë ta shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit”, ndërsa Vuçiç “insiston pikërisht në të”.

“Kemi manovrime të Albin Kurtit dhe, në anën tjetër, presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili po lufton për Marrëveshjen e Brukselit [për themelimin e Asociacionit]. Për këtë po thyhen shtiza dhe ka një nervozizëm të madh. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të ditës”, tha Petkoviç, transmetojnë agjencitë serbe të lajmeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë