Nga Gazeta Si – Napoli mposhti Milan-in 2-0 në ½ finalen e Superkupës së Italisë, duke siguruar kualifikimin për në Finalen e madhe që do të luhet të hënën, më 22 Dhjetor përballë fitueses së çiftit Bologna vs. Inter.
Në “King Saud University Stadium” në Riad, Napoli e nis mirë ndeshjen, por Milani ruajti kontrollin e lojës, ndërtoi aksione dhe u shfaq disa herë rrezikshëm pranë portës së Milinković-Savić.
Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit, por ishin napoletanët që kaluan në avantazh në minutën e 39-të me David Neres.
Braziliani shtyn topin në rrjetë pas pasimit të Højlund, që i kishte shpëtuar mbulimit të De Winter.
Në fundin e pjesës së parë, sulmuesi danez ishte pranë golit të dytë pas një kundërsulmi të shpejtë të Elmas, por Maignan devijoi në goditje këndi, duke shpëtuar përkohësiht Milan-in.
Në pjesën e dytë, të kaltrit iu afruan golit të dytë pas gjuajtjes së Rrahmanit, por Maignan e largoi topin pothuajse nga këndi.
Në kërkim të barazimit, skuadra e Allegri-t u bë më agresive dhe e vendosur në kontrollin e topit.
Megjithatë, në minutën e 64-t, Højlund sulmoi thellësinë, la pas De Winter dhe goditi nga një kënd i vështirë, duke e mposhtur Maignan në diagonale.
Milan u përpoq të reagonte me Fofana që u fut nga stoli ndërsa McTominay shpërdoroi për golin e 3.
Në fund Conte mposhti Allegri-n me rezultatin 2-0 duke shkuar në Finalen e madhe të 22 Dhjetorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




