Politike

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit. Rama: 200 vende sytë tek ne për Giro d’Italia

Nga Gazeta ‘Si’- ‘Projekti për rijetëzimin e kalasë së Elbasanit do të sjellë vizitorë të shumtë në këtë qytet’, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga Elbasani.

I pranishëm në aktivitetin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje kryeministri Edi Rama, u shpreh se në Elbasan do kemi një pol të ri të Tiranës metropol.

‘Kalaja e Elbasanit ka një histori dhe përbërës që kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Ka edhe shumë element dhe nëse ne do të bëjmë në kohën dhe në mënyrën e duhur një projekt në partneritet me fondin shqiptar të zhvillimit dhe do të kemi një rritje të madhe të numrit të vizitoreve brenda në lagje dhe kjo do bëjnë që vlera e shpive në lagje të rritet. Në Elbasan do kemi një pol të ri të Tiranës metropol’, tha ai.

Kryeministri u ndal edhe tek “Giro d’Italia 2025”, edicioni i 108-të i garës së famshme që do të nis nga Shqipëria. Rama tha se janë rreth 200 vende që do ta ndjekin xhiron e Italisë. Ai u shpreh optimist se brenda mandatit të 4 qeverisës Shqipëria do të jetë gati për të hyrë në BE. 

‘Për pak ditë do jemi në Romë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në xhiron e Italisë dhe kjo do të na sjellë 200 sytë e 200 vendeve në 3 ditë në 3 zona të ndryshme Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Do shihet Shqipëria dhe vendi për t’u vizituar. E ardhmja është aty dhe ne sot shohim horizontin e anëtarësimit në familjen europiane brenda kësaj dekade. Brenda mandatit të 4 jemi do jemi gati për të hyrë në familjen europiane dhe me këtë periudhë përkon edhe ky transformimi i Elbasanit’, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë