Ka ndodhur

Nënë e bir kapen në Tiranë, ishin në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge

Gazeta Si- Nënë e bir janë arrestuar në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të akuzuar për organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.

Të arrestuarit janë Deshira Goseni, 63 vjeçe dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nënë e bir ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas në Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Nënë e bir ishin shpallur në kërkim në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin e tyre drejt shtetit italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë