Politike

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje, Meta: S’ka interes për mua. SPAK u lodh duke arrestuar ministra për të shpëtuar Ramën

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat tha se hetimet e SPAK për pasurinë e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nuk kanë interes për të.

I pyetur nga media për paraqitjen në SPAK të nënës së bashkëshortes së tij, Meta u përgjigj: “Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion. Sa herë kam qenë në SPAK, kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do u bëj dhe disa pyetje serioze prokurorëve

Sepse kanë fituar një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Eron Velijan. U lodhën shumë duke hetuar PPS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë