Shendet

Nën-varianti i Delta po bëhet dominant në Britaninë e Madhe

Një nën variant i mutacionit Delta duket se mund jetë më i transmetueshëm se paraardhësi i tij. Pak dihet për nën-variantin AY.4.2, por të dhënat në Britani tregojnë se nën varianti ishte përgjegjës për pothuajse 10 përqind të infeksioneve të reja në fillim të tetorit. Një njoftim nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se AY.4.2 është “duke u zgjeruar” dhe ka një trajektore në rritje. Ekspertët kanë spekuluar se mund të jetë 10 deri në 15 për qind më e transmetueshme se varianti origjinal Delta, i cili mbizotëron në të gjithë botën. Jeffrey Barrett, drejtor i Iniciativës Gjenomike Covid-19 në “Institutin Wellcome Sanger”, tha se kjo “do të ishte e vështirë, por jo katastrofike” për Mbretërinë e Bashkuar në muajt e ardhshëm.
Aris Katzourakis, një profesor i evolucionit dhe gjenomikës në Universitetin e Oksfordit, tha se ishte shqetësuese që “trajektorja evolucionare e deltës është ende në vazhdim dhe ka shumë hapësirë për përshtatje të mëtejshme në transmetimin njerëzor”.
Konsorciumi Covid-19 Genomics UK i cili gjurmon variante të reja, tha se AY.4.2 “ka të ngjarë të bëhet dominuese” në Britani nëse zbulohet se është më infektive. Sidoqoftë, ai tha se nuk ka asnjë provë për ta mbështetur këtë, me testet që po zhvillohen për të përcaktuar “vetitë biologjike” të tij.
Nën-varianti mbart dy mutacione në proteinën e tij, të quajtur Y145H dhe A222V, të cilat janë shfaqur në mënyrë të pavarur në variante të tjera, duke treguar se ato mund të rezultojnë tepër problematike.
Ravi Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit, tha se mutacione të ngjashme me Y145H ishin parë në variante të tjera të cilat kishin një efekt modest në përgjigjen e antitrupave. Tre raste të nën-variantit janë zbuluar në SHBA deri më tani dhe ka një numër të konsiderueshëm rastesh edhe në Danimarkë.
Megjithëse ai e përshkroi shfaqjen e nën-variantit si “nën-optimale”, ai tha “kjo nuk është një situatë e krahasueshme me shfaqjen e Alpha dhe Delta që ishin shumë më të transmetueshme (50 për qind ose më shumë) se çdo lloj në qarkullim në atë kohë. ”
Ekspertët shpjeguan se po zhvillohen teste për të kuptuar se ky nën-variant do të anashkalojnë vaksinat dhe nëse do të shmangë përgjigjen imunitare.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë