Shendet

Nën-varianti Delta ka më pak gjasa të shkaktojë simptoma

Një nën variant i Delta që po rritet në shumë vende dhe ka më pak gjasa të çojë në infeksion simptomatik COVID-19, zbuloi një studim i ri.

Studimi i kryer nga Kolegji “Imperial” Londër i publikuar të enjten, zbuloi se nën varianti, i njohur si “AY.4.2” , ishte rritur në gati 12% të mostrave të renditura, por vetëm një e treta kishte simptoma “klasike” të Covid-19, krahasuar me gjysmën e atyre me Delta.
AY.4.2 mendohet të jetë pak më i transmetueshëm, por nuk është treguar se shkakton sëmundje më të rënda ose shmang vaksinat më lehtë se Delta.

Studiuesit thanë se njerëzit asimptomatikë mund të mos izolohen e kështu i infektojnë të tjerët më shumë.
“Ky variant duket se është më i transmetueshëm dhe për këtë ndikon fakti që është më pak simptomatik,” tha epidemiologu Paul Elliott.

Kolegji “Imperial” kishte treguar më parë rezultate të përkohshme që tregonin se prevalenca e COVID-19 ishte më e larta në fillim të tetorit, e shifrat më të larta ishin tek fëmijët. Rezultatet e plota të raundit të fundit të studimit, të kryer ndërmjet 19 tetori deri në 5 nëntori, konfirmuan atë që kanë treguar rastet e regjistruara ditore dhe anketat e tjera të prevalencës – se nivelet e infeksionit ranë përgjatë tetorit. Ekspertët dyshojnë se nuk ka kapje të rasteve për shkak të specifikave të variantit të ri.

Elliott tha se javët e ardhshme do të përcaktonin nëse rastet po rriteshin përsëri me kthimin e shkollave.
Studimi i quajtur “REACT-1” zbuloi gjithashtu se dozat përforcuese reduktuan rrezikun e infeksionit tek të rriturit me dy të tretat në krahasim me njerëzit që kishin marrë dy doza.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë