Gazeta Si – Deputeti i Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik për Kasharin, Plarent Ndreca është paraqitur këtë të martë në SPAK.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) apo ndonjë institucion tjetër hetimor në lidhje me këtë zhvillim, por burimet në fjalë sugjerojnë se thirrja mund të jetë pjesë e një procesi hetimor të zgjeruar, i cili përfshin veprime të mundshme të paligjshme të kryera nga Erion Veliaj, apo persona të lidhur me të.
Në 20 mars, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe akuzon Plarent Ndrecën dhe 15 të pandehurit e tjerë për favorizime në shpalljen e tenderave publik në ankandet e kryera. Bëhet fjalët për një tender kur Plarent Ndreca ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që bëri një kallëzim me pretendimin se gjatë një tenderi për rikontruksionin e 4 komisariateve në rang vendi ka pasur abuzime dhe “fryrje” të kostove. Bëhet fjalë për komisariatin e Mirditës, Vlorës, Pogradecit dhe atij Numër 4 në kryeqytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.