Ka ndodhur

Nën hetim nga SPAK për pastrim parash në inceneratorin e Fierit, arrestohet në Itali 35-vjeçari

Gazeta Si - Juri Ymeraj, 35 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, si i dyshuar për pastrim parash në çështjen e inceneratorit të Fierit, është arrestuar në Itali nga Interpoli i Romës.

Ymeraj është shpallur në kërkim, pasi është dhënë masë sigurie “arrest në burg” në mungesë.

Ndaj tij, më 11 nëntor të vitit 2022, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ymeraj ishte pjesë e skemës mashtruese me fatura fiktive në inceneratorin e Fierit, ku dyshohet për pastrim parash.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë