Futboll

Nejmar lë PSG-në pas 6 vitesh dhe kalon tek Al-Hilal, 160 milionë euro për 2 vjet

Gazeta Si – Akord total mes klubit francez dhe atij arab për transferimin e brazilianit, që sot duhet të kryejë vizitat mjekësore. Kështu, nuk do të ketë rikthim te Barcelona për Najmarin, i cili doli jashtë projektit të PSG-së.

Sipas ‘L’Equipe’, sulmuesi ka pranuar ofertën e arabëve të Al-Hilal: 160 milionë euro për dy vjet. Dy klubet kanë rënë dakord dhe po saktësojnë edhe detajet e fundit. Nejmar nuk u grumbullua nga trajneri Luis Enrike për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Lorient. Ai nuk ishte as në shkallët e stadiumit, për shkak të bisedimeve me klubin e tij të ri.

Nejmar do të largohet nga PSG pas 6 vitesh. Dëshira e tij ishte të kthehej te Barcelona, nga e cila u largua për 220 milionë euro, por milionat e klubit nga Riadi kanë bindur si PSG-në, ashtu edhe lojtarin.

Ditët e fundit në Spanjë ishin shtuar zërat për rikthimin e brazilianit te Barcelona, pasi ishte gati akordi 2-vjeçar për 13 milionë euro neto në sezon, por në fund shifrat astronomike të arabëve kanë bërë diferencën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë