Analize

Negociatat-Shqipëra shpreson edhe tek Sllovenia. Ç’duhet të presim 6 muajt e ardhshëm të presidencës europiane

Sytë e Shqipërisë do të jenë më 1 korrik nga Sllovenia, e cila do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, me premtimin se do të rikthejë flamurin e integrimit në kalanë europiane. Lubjana zyrtare është tanimë shpresa më e mirë e vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave pas më shumë se tre vitesh pritje.

Sllovenia merr presidencën e BE në një kohë të rrezikshme për bllokun europian dhe Ballkanit, të cilat po përballet me probleme të rëndësishme përfshirë Covid-19 dhe bllokimin e procesit të zgjerimit që rrezikon të lërë vendet e Ballkanit Perëndimor të jashtë familjes europiane përballë aktorëve të tretë.

Sllovenia zëvendëson Portugalinë në krye të Këshillit të Bashkimit Europian në 1 korrik dhe ministri i jashtëm i vendit, Anže Logar, i ka bërë tanimë të qarta përparësitë dhe objektivat e presidencës sllovene, e cila mbyllet në dhjetor. Ballkani dhe negociatat me Shqipërinë do të jenë një prej tyrë.

“Presidenca është një mundësi për të forcuar integrimin brenda BE dhe brenda institucioneve të saj, dhe për të drejtuar zhvillimin drejt një komuniteti inovativ”, thotë Logar. Sipas tij,. presidenca sllovene do të përqendrohet në katër përparësi, rimëkëmbjen nga Covid-19, e ardhmja e Europës, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

Sllovenia thotë se gjatë presidencës dëshiron të mbështesë krijimin e një autoriteti të përbashkët shëndetësor i cili do të marrë përgjegjësinë në raste emergjence shëndetësore dhe të përmirësojë aftësinë dhe gatishmërinë e Europës për t’iu përgjigjur kërcënimeve si pandemia. Presidenca do të përqendrojë gjithashtu përpjekjet në ngritjen e rezistencës kibernetike europiane, por edhe tek përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Bashkimin Europian.

Presidenca e Sllovenisë përkon gjithashtu me Konferencën për të Ardhmen e Europës, e cila do t’u mundësojë qytetarëve nga e gjithë Europa të ndajnë idetë e tyre dhe të ndihmojnë në formësimin e politikës së ardhshme. Si presidente e Këshillit të BE-së, Sllovenia do të jetë bashkë-kryesuese e konferencës dhe ka kërkuar që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e kësaj mbledhjeve të rëndësishme.

Megjithatë, çështja më e rëndësishme e presidencës sllovene sipas të gjithë ekspertëve europiane do të jetë zhbllokimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një nga ngjarjet kryesore të presidencës do të jetë Samiti i ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor, i planifikuar për në vjeshtë.

Procesi i zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor ka ndaluar gjatë 18 muajve të fundit, veçanërisht për shkak të konflikteve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ec cika vazhdon të vërë veton në fillimin e bisedimeve të pranimit me vendin për shkak të mosmarrëveshje mbi çështjet kryesisht kulturore , përfshirë gjuhën maqedonase. Sofja dëshiron që ajo të njihet si një dialekt i bullgarishtes dhe jo një gjuhë më vete.

Me veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Bullgaria në fakt ka bllokuar edhe vendin tonë. Sllovenia ka thënë se do të punojë intensivisht për t’i dhënë fund këtyre përplasjeve pa pasur nevojë të shkëpusë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, diçka që shumica e analistëve besojnë se do të ishte joproduktive, pasi mund të rrisë antipatinë ndaj BE në të gjithë rajonin.

 Vende të tjera si Serbia dhe Mali Zi janë gjithashtu në pritje të përshpejtimit të negociatave. Serbia nuk arriti të hapte një kapitull të vetëm të ri negociatash në vitin 2020.

“BE duhet të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor. Hapi i ardhshëm është nisja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi së fundmi ministri i Jashtëm Slloven Ançe Logar në një intervistë

“Në vitet e fundit, strategjia e BE drejt Ballkanit Perëndimor nuk ishte shumë aktive, duke ndenjur e heshtur përballë  bllokimit të reformave nga qeveritë e rajonit,” tha Logar. “Duhet ra pranojmë, në dekadën e kaluar , zgjerimi “nuk ka qënë në agjendën e BE”.

“Ne e dimë se ajo që ndodhi është që palët e treta hynë në rajon, disa filluan të imponojnë interesat e tyre strategjikë dhe kjo tregon cenueshmërinë e BE-së,” tha Logar.

Komentet e tij vinin si një referencë indirekte ndaj ndërhyrjes së Kinës dhe Rusisë, të cilat furnizuan Ballkanin  me vaksina, ndërkohë që BE ndau vetëm para një muaji dozat e para për rajonin.

“E ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vazhdimi i procesit të zgjerimit duhet të kthehen në interesi strategjik i Bashkimit”, thotë Logar. “Presidenca jonë është përqendruar në rimëkëmbjen socioalo-ekonomike dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në fusha të ndryshme të, duke filluar nga infrastruktura, transporti dhe lidhjet energjetike.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit duhet të jenë të sigurta se nëse përmbushin qëllime të caktuara, hapi tjetër do të jetë anëtarësimi, duke shtuar se kjo vlente sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pranimi i dy vendeve u bllokua përgjatë gjithë vitit 2019 pasi Franca dhe Holanda vunë veton në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për shkak të mungesës së progresit në reforma dhe luftës kundër korrupsionit. Në maj, Komisioneri i Zgjerimit të BE Olivér Várhelyi kishte propozuar të shkëpusë të dy dhe të shkojë përpara vetëm me Shqipërinë, por Logar tha se Sllovenia ishte “vendosmërisht kundër ndarjes së Shkupit dhe Tiranës..

“Të dy vendet përmbushin kriteret që u janë paraqitur nga BE dhe të dyja duhet të vazhdojnë në fazën tjetër.”

Dështimi i BE për të mos arritur një marrëveshje me Bullgarinë gjatë presidencës Portugeze ka dëmtuar imazhin e unionit në rajon, i cili pret prej tre dakadash të bëhet pjesë e familjes europiane. Kjo rrit edhe më shumë presionin ndaj Sllovenisë, pavarësisht se kjo e fundit është munduar të ofrojë më shumë shpresë për Shkupin dhe Tiranën.

Zyrtarët janë optimistë se Sofja do të ndryshojë qëndrim pas zgjedhjeve të reja në korrik dhe vetëm disa zyrtarë europiane guxuan të sugjerojnë në maj dhe qershor që përparimi mund të jetë i mundur përmes negociatave të qeta dypalëshe midis Sofjes dhe Shkupit para mbledhjes së Këshillit të BE-së.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të irrituara me BE-në”, pranoi së fundmi ministri i Jashtëm i Polonisë pas takimit të ministrave të Jashtëm të Grupit Visegrad dhe Ballkanit Perëndimor.

Zbigniew Rau tha, pas bisedimeve që u zhvilluan, Polonia dhe Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria ishin të palëkundura në mbështetjen e tyre për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Unë shpreha mbështetjen e palëkundur të Polonisë për zgjerimin e BE, të cilën ne e ndajmë me anëtarët Vishengradit ,” tha Rau. “Zhgënjimi i treguar dhe shprehur nga delegacionet e Ballkanit Perëndimor ndahet nga ne tha Rau. Rau shtoi se vonesat në procedurën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin në interes të “palëve të treta”, agjenda e të cilave nuk parashikonte anëtarësimin e tyre të shpejtë në BE. Ai shtoi se kjo agjendë “nuk ka asgjë të përbashkët me harmoninë shoqërore dhe stabilitetin politik të Ballkanit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë