Çmimet e naftës ranë pas shenjave se SHBA dhe Irani janë pranë mbylljes së negociatave mbi programin nuklear të Tehranit,
Çmimi i naftës Brent të papërpunuar ra me 3.7% në 63.68 dollarë pasi Donald Trump tha se SHBA-ja ishte serioze në këtë çështje me Iranin.
“Ne jemi në negociata shumë serioze me Iranin për paqen afatgjatë”, tha Trump gjatë turneut të tij në Gjirin Persik, sipas një raporti nga AFP.
Çmimet për West Texas Intermediate, standardi amerikan, u tregtuan me një rënie 3.2% në 61.11 dollarë për fuçi.
Duke folur në Katar si pjesë e turneut të tij shumëditor në Gjirin Persik, Trump shprehu optimizëm për shmangien e një sulmi ushtarak në vendet bërthamore të Teheranit.
“Ne nuk do të bëjmë asnjë pluhur bërthamor në Iran,” tha ai. “Unë mendoj se ne jemi afër që ndoshta të bëjmë një marrëveshje pa pasur nevojë ta bëjmë këtë.”
Një këshilltar i udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei tha të mërkurën se Teherani mund të pranojë kufizime të gjera në programin e tij atomik në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Në një intervistë, Ali Shamkhani, gjeneral i lartë tha se Irani mund të pajtohet që të mos zhvillojë kurrë armë bërthamore, të heqë dorë nga rezervat e uraniumit shumë të pasuruar dhe të lejojë inspektorët në vendet bërthamore — ndër hapa të tjerë — nëse hiqen sanksionet ekonomike.
Shamkhani tha “po” në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse vendi i tij do të ishte i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje me Uashingtonin nëse sanksionet hiqen “menjëherë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.