Politike

Negociatat, Salianji: Me Ramën asgjë nuk ndodh. Mediu: Hap pozitiv  

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është shprehur kundër negociatave në Kuvend mes PS-së dhe PD së Rithemelimit.

Nga selia e PD-së ai tha se të drejtat e opozitës mbeten të kufizuara.

“Nëse ne kthehemi në normalitet, ne rikthehemi për shkak të vendimmarrjes sonë nëse i shërben interesit publik.

Sot të drejtat e opozitës janë më të kufizuara. Jemi në kushte kur ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit. Jemi në kushte të papranueshme të ligjit të Komisioneve Hetimore që kufizon të drejtën e Hetimit Parlamentar.

A ka nja dy tre muaj që Rama thotë me ligjin e ri merrini  8 komisionet hetimore. Nuk mund të bërtas për fitore kur Rama thotë merr 8  dhe ne marrim 2. Kufizimi që bëhet me dy anëtar është prapë një hap prapa. Nëse komisioni kishte gjithë përfshirje tani janë vetëm dy palët.

Nëse themi se ndjekim rruga radikale, ne nuk bëhem lavjerrës siç është bërë gjithnjë. Koha do të na konfirmojë që me Ramën asgjë nuk ndodh. I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizimin. Nuk mund t’ja japim si bonus. Ne e kemi pasur të drejtën dhe e kemi refuzuar. Çfarë kemi fituar? Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe ndikon negativisht në perceptimin e opozitës në shoqëri”, tha ai.

Ndryshe e sheh Fatmir Mediu i cili foli si Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim

“Mendoj se është hap pozitiv. Opozita duhet të veprojë të ketë një plan veprimi parlamentar. Në atë nën komision të ketë parasysh se çfarë kërkon. Reforma Zgjedhore, ka nevojë të jetë gjithë përfshirëse, garanton kushtetutshmërinë e parlamentit. Ajo që është e rëndësishme të hiqen duart nga grabitja e votave. Nuk kemi një komision të Reforma Zgjedhore tjetër, por një nënkomision. Ato që përfaqësojnë opozitën mos të mendojnë se i dinë të gjitha por të kenë një diskutim me gjithë trupën opozitare” tha Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë