Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përshëndetur hapjen e negociatave për grup kapitullin e 6-të për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme.
Gonzato e ka cilësuar këtë hap si një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
“Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ai, duke shtuar më tej se “ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim sfidues”.
Another important milestone achieved!
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) December 17, 2024
Congratulations to Albania on the opening of negotiation on Cluster 6 – the chapters on external relations and foreign policy!
This marks a significant step in Albania’s path to EU membership and a recognition of Albania’s full …1/2 pic.twitter.com/fH0UWfXNx8
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.