Nga Gazeta ‘Si’- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar në vend.
Në të parën vizitë të saj në Tiranë, që ishte paralajmëruar që në muajin janar, Kos do të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë.
Fillimisht ajo do të ndalet në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me Kreun e Shtetit Bajram Begaj dhe po në të njëjtën ditë do të ketë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama në orën 10:10.
Ajo do të zhvillojë takime dhe me drejtues të institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë, deputetë, duke përfshirë përfaqësues nga opozita, si dhe me organizata të shoqërisë civile.
Kujtojmë se Marta Kos në konferencën e Mynihut që u zhvillua në 16 shkurt të këtij viti, ku në panel ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria i ka të gjithë kapacitetet që të përmbyllë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve të integrimit deri në vitin 2027.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




