Futboll

Nedim Bajrami për kalimin te Sasuolo: Zgjedhja e duhur për karrierën time

Gazeta Si – Nedim Bajrami ishte një nga kuqezinjtë që në merkaton e dimrit ndërruan skuadër. Ai kaloi nga Empoli te Sasuolo dhe këtë e quan një hap të rëndësishëm për karrierën e tij.

Nëpërmjet sitit zyrtar të Sasuolos, fantazisti shqiptar është prezantuar me tifozët e rinj, të cilët presin që ai ta zëvendësojë në mënyrën më të mirë Traoré. “Jam shumë i kënaqur për kalimin te Sasuolo. Kam gjetur këtu ish-shokun e skuadrës Pinamonti dhe ambienti më pëlqen shumë.

Nedim Bajrami me fanellën kuqezi. Gazeta Si, 3 shkurt 2023

Kur mësova se kishte interes Sasuolo, isha shumë i kënaqur. Për mua është zgjedhja e duhur. Objektivi im është të ndihmoj skuadrën dhe sa më shpejt të zbres në fushë. Një përshëndetje për të gjithë tifozët e Sasuolos”, – ka thënë Bajrami.

Lojtari i ri i Sasuolos pritet të jetë një element i rëndësishëm edh për formacionin e trajnerit Silvinjo në Kombëtare. Kuqezinjtë kanë nevojë për lojën, pasimet dhe asistet e Bajramit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë