Nedim Bajrami, që vetëm pak ditë më parë fitoi të drejtën për të luajtur me Shqipërinë, nuk do të jetë në fushë ndaj Polonisë. Lojtari i shumëpritur nga trajneri Reja nuk është gati, sepse nuk e ka lejuar t’i bashkohet Kombëtares klubi i tij, Empoli. Një pengesë e papritur kjo për stafin kuqezi.
Nga klubi italian pretendohet se nuk ka mbërritur ftesë për Bajramin 15 ditë përpara, siç e parashikon rregullorja. Nëse është vërtet kështu, është një gafë e FSHF-së, nëse është një kapriço e drejtusve të Empolit, duhet zgjudhur sa më parë. Tani shpresat janë që FSHF dhe klubi italian të sqarojnë situatën dhe fantazisti të paktën të jetë gati për ndeshjen me Hungarinë dhe San Marinon.

Në këto kushte, trajneri Reja nuk do të ndryshojë asgjë nga formacioni i tij tip për ndeshjen e nesërme me Poloninë në Varshavë. Skema e tij mbetet 3-5-2, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cilin lojtar do të përzgjedhë për treshen e qendrës së mesfushës, përveç Bares dhe Gjasulës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




