Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2021 ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zunë rreth 4% të ndërmarrjeve aktive në operonin në Shqipëri, por pesha e tyre në punësim dhe shitje ishte më e madhe.
Nga viti 2020, sipas Instat, rritja ishte e vogël, vetëm 0.1 pikë përqindje më shumë.
Në 2021-shin numri i ndërmarrjeve të huaja në vitin 2021 ishte 5.250, ndërsa 1.385 me pronësi të përbashkët (shqiptare dhe të huaj).
Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zunë mesatarisht 58% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10% të këtyre ndërmarrjeve.
Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18.3 % të punësimit gjithsej dhe 20% të shitjeve neto.
Rreth 24% e ndërmarrjeve nga BE e kanë aktivitetin e tyre në shërbime, 13% në tregti dhe 9% industri. Në vitin 2021 ato bënë rreth 57% të shitjeve neto.
Për vitin 2021, Hollanda dhe Italia dominuan fluksin e investimeve direkte, respektivisht me 23% dhe 14%, teksa numri më i madh i ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Italiane dhe Greke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.