Makinat fluturuese do të jenë një realitet në vitet e ardhshme, ka insistuar një ndër shefat e Hyundai. Michael Cole, presidenti dhe shefi ekzekutiv i operacioneve evropiane të prodhuesit të makinave në Korenë e Jugut, tha se teknologjia e cila do të ndikonte në mjedis në të ardhmen do të vihej në punë shumë shpejtë. Duke folur në një konferencë të organizuar nga Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve, Cole tha se lëvizja në ajër do të ofrojë mundësi të shkëlqyer për të çliruar bllokimet në qytete, për të ndihmuar në emetimet, qoftë edhe brenda qytetit e jo vetëm nëpërmjet qyteteve të ndryshme. Sipas tij gjithçka në të ardhmen do t’i referohet “lëvizmërisë së ajrit urban”. Ky term përfshin shpërndarjen e mallrave me drone dhe automjete elektrike që veprojnë si taksi fluturuese.
Hyundai zbuloi një projekt të një aeroplani elektrik të krijuar në Las Vegas në janar të vitit të shkuar.
Cole shtoi: “Është diçka në të cilën ne po bëjmë disa investime shumë të rëndësishme dhe besojmë se është me të vërtetë pjesë e së ardhmes. Nëse do të më kishit pyetur disa vjet më parë nëse mendoja se do të kishte makina që fluturonin nuk do ta besoja”
Kur ekspozita të hapet në nëntor, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin drone të mëdhenj për ngarkesat, por jo për pasagjerë.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



