Nga Gazeta 'SI' - Në muajt korrik-shtator turistët në Shqipëri kanë shpenzuar më shumë se 1.9 mld euro sipas Bankës së Shqipërisë. Kjo është shifra më e lartë e raportuar gjatë sezonit turistik, duke u rritur me 15% nga një vit më parë, kur po ashtu qe vendosur një rekord,
Në total, nga janari në shtator, turistët kanë shpenzuar në Shqipëri 3.8 mld euro, ndërsa për të gjithë vitin 2023 janë shpenzuar 4.1 mld euro.
Për 9-mujorin, INSTAT raporton 9.7 mln hyrje në Shqipëri, por jo të gjithë hyrjet përkthehen në turistë.
Edhe pse shifrat absolute japin një panoramë optimiste për turizimin në Shqipëri, ritmi i rritjes nuk premton shumë. Ndryshe nga viti i shkuar, progresi i sektorit turistik ishte më i ngadaltë gjatë 2024-s.
Një tendencë e tillë do të vazhdojë dhe për sezonet e ardhshme, të paktën sipas një parashikimi nga Komisioni Europian. Në raportin e vjeshtës, KE thekson se Shqipëria nuk pritet të ketë më rritje domethënëse të turistëve si në vitet e shkuara dhe do të ketë një reduktim të konsumit privat dhe publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.