Të mbijetuarit nga tërmeti që goditi Turqinë më 6 shkurt janë kthyer në qytetet e tyre për të votuar në qendrat e votimit të improvizuara.
Autoritetet turke në provincat jugore të vendit të goditura nga tërmeti kanë ngritur qendra votimi të improvizuara për të lehtësuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Shumë njerëz që kishin lënë qytetet e tyre të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit, u kthyen në provincat jugore të Turqisë për të votuar në zgjedhjet tashmë shumë të kontestuara.
Të mbijetuarit e tërmetit në shumë provinca jugore, të cilat tradicionalisht kanë mbështetur presidentin Rexhep Tajip Erdogan, janë të ndarë përpara votimit.
Ndërsa shumë u zotuan të votonin ende për Erdoganin, të tjerë, të zhgënjyer nga reagimi i qeverisë ndaj tërmeteve, vendosën të mbështesin opozitën.
In quake hit southern provinces, authorities set up makeshift polling stations – container cabins … most buildings collapsed or damaged; voters here will chose the man they believe will rebuild their lives #Turkiye pic.twitter.com/CN0Id2gTCW
— Zeina Khodr (@ZeinakhodrAljaz) May 14, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



