Nga Gazeta ‘SI’ – Në tre muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë 423 mln euro si Investime të Huaja Direkte, me një rritje 7.3%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet direkte hyrëse janë përqendruar në sektorët e “Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme”, “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit”, “Industrisë nxjerrëse” dhe “Energjisë”. Tregues më të detajuar nuk janë ende publikë.
Investimet e tjera shfaqën tkurrje të mjeteve dhe rritje të detyrimeve.
Deficiti i llogarisë korrente është zgjeruar në fillim të këtij viti, si pasojë e rritjes më të shpejtë të importeve se sa eksporteve. BSH raporton se në fund të tremujorit të parë 2025, deficiti ishte 374 mln euro, me rritje vjetore 55.3%.
Eksportet totale u rritën me 2.5% gjatë tremujorit në analizë. Norma e rritjes shfaqet e ngadalësuar krahasuar me tremujorin e kaluar (8.2%). Rritja e importeve totale shënoi 9.2%, normë kjo më e ulët se ajo e tremujorit të kaluar (10.9%). Deficiti i përgjithshëm tregtar u zgjerua me 38.1%, si pasojë e një ndikimi të fortë nga rritja e importit të mallrave. Në raport me PBB-në, deficiti tregtar qëndron në nivelin 9.8%, duke u zgjeruar me 1.9 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.