Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Rrugore ndaloi për kontroll automjetet e drejtuara nga një 20-vjeçar dhe një 19-vjeçar, teksa u konstatuan duke kryer manovra të gabuara.
Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Shkon në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




