Ka ndodhur

Në timon i dehur, përplas dy automjete të parkuara, arrestohet 55-vjeçari në Korçë

Një 55-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Korçë, pasi në gjendje të dehur përplasi dy automjete të parkuara.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R. M., banues në Korçë Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi R. M., drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë