Politike

‘Në Theth ka pasur bum ndërtimesh pa leje gjatë zgjedhjeve’/ Rama: Prokurorja refuzoi të shohë

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës, ka folur lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit.

Rama u shpreh se gjatë periudhës së zgjedhjeve ka pasur boom ndërtimesh, duke u shprehur se policia bëri 40 denoncime, por theksoi se “një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve”.

“Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë”, theksoi Kreu i qeverisë.

“Policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve”, tha Rama, duke shtuar se për të gjithë ata që thonë pse u kujtuan tani dhe pse i lanë deri më tani, përgjigja është se nuk kanë funksionuar të gjitha hallkat dhe strukturat e drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë