Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë muajit tetor kursimet e shqiptarëve në banka u rritën me 0.3% nga shtatori, duke arritur një nivel rekord prej 1.336 trilion lekësh.
Nga shtatori në tetor, stoku i depozitave është rritur me më shumë se 3 mld lekë.
Ndryshe nga pjesa tjetër e vitit, gjatë tetorit, janë rritur më shumë depozitat në lekë, me 2% ose 12.6 mld lekë. Në total ky stok vlen 604 mld lekë.
Nga ana tjetër, kursimet në valutë, që janë raportuar në rritje në periudhat paraardhëse, kanë rënë me 1.2% gjatë tetorit, ose me 9 mld lekë.
Ndërsa depozitat në valutë janë reduktuar me 9 mld lekë ose -1.2%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia për kursimet në valutë ka ndodhur për shkak të një ngadalësimi të normës së tyre, ndërsa rritja e depozitave në lekë është reflektimin i akumulimit të lartë të likuiditetit të qeverisë në llogarinë pranë BSH-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.