Të ardhurat në buxhetin e shtetit për 8 muajt e parë të vitit 2022, rezultuan 376 miliardë lekë duke u rritur me 15.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
335.1 lekë e të ardhurave janë arkëtuar nga Tatimet dhe Doganat, me rritje 19% se 8-mujori i 2021-shit.
Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 143.8 miliardë lekë ose 20.8% më shumë se 8 mujori i vitit të shkuar nga të cilat 100.5 miliardë lekë u arkëtuan nga TVSH e importit, me 26.7% rritje nga 8 mujori i 2021-shit.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 34.7 miliardë lekë ose 3.9% më shumë se viti 2021, si dhe 232 milionë lekë ose 0.7% më pak se plani i akcizës për 8 mujorin 2022.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 3.1 miliardë lekë ose 95% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 5.5 miliardë lekë ose 16.4% më shumë se 8-mujori 2021.
Të ardhurat tatimorepër 8 mujorin e këtij viti u realizuan në masën 191.3 miliardë lekë ose 17.6% më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 77.5 miliardë lekë ose 10.1% më shumë se 8 mujori 2021.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8-mujore të vitit 2022, arritën në rreth 361.66 miliard LEK.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale,për periudhën 8-mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98 përqind dhe 87.7 përqind të planit të periudhës.
Shpenzimet korente për 8 mujorin rezultuan në rreth 303.4 miliard LEK, 2.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Shpenzimet kapitale arritën një realizim në masën rreth 42.3 miliard LEK 5.6% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2021.
Buxheti me suficit
Niveli i suficitit për periudhën 8-mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 14.5 miliard LEK nga rreth 207 milion lekë suficit i planifikuar.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 32 miliard LEK, për periudhën 8 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



