Gazeta Si – Ka bërë bujë një lajm në Slloveni, që është një skandal i madh. Në të përfshihen federata e futbollit, policia, ministria e Drjtësisë, madje edhe shërbimi sekret. Janë zbuluar prova kompromentuese të së kaluarës së Aleksander Ceferin, i cili sapo është rizgjedhur president i UEFA-s.
Ngjitja e tij deri në majat e futbollit europian bazohet në një gënjeshtër të madhe. Një nga rregullat për të kandiduar për prediencën e NZS (Federata sllovene e futbollit) është mbulimi i një detyre në këshillin administrativ të një klubi për të paktën 5 vjet.

Ceferin, siç lexohet në cv-në e tij, në sitin e fedratës dhe UEFA-s, e ka pasur këtë detyrë tek Olimpia Lubjana nga 2006-a deri në 2011-ën. Por realisht nuk ka asnjë gjurmë të emrit të tij në dokumentet e këtij klubi për atë periudhë. Nëse efektivisht nuk e ka pasur kurrë një detyrë të tillë, nuk do të ishte kandidat i rregullt për kreun e federatës sllovene. Dhe më pas, në një moment të dytë, nuk mund të ishte president i UEFA-s.
Zbulimi i bërë nga Luka Pers, gazetar i televizionit slloven ‘Nova24 Tv’, nuk është diçka e re. Ka ndodhur në vitin 2021 dhe tashmë është sjellë në vëmendje nga ‘Prava’, një tjetër media që nuk ka frikë për të mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Ceferin.
Gazetari Pers e bëri këtë zbulim, teksa ishte duke kryer një tjetër hetim që përfshinte edhe presidentin e UEFA-s. Në janar të 2021-shit gazetari drejtoi gishtin kundër Ceferin për lidhjet me Davor Shuker dhe Sllavisa Kokeza, respektivisht presidentët e fedaratës kroate dhe asaj serbe, të akuzuar për favorizimin e infiltrimeve kriminale brenda lëvizjeve futbollistike në vendet e tyre.
UEFA nuk ndërhyri për këto çështje, duke mbyllur ‘njërin sy’. E teksa pjesa më e madhe e medias sllovene e trajtojnë Ceferinin si një krenari kombëtare, një pjesë tjetër evidenton lidhjet politike të tij. Nga Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, te Rusia e kolosit ‘Gazprom’, vendi që nisi koalicionin me federatat skandinave dhe ballkanike për të mbështetur zgjedhjen e tij të parë në 2016-ën.
Tymnaja e ngritur e bindi gazetarin Pers të thellonte hetimin mbi karrierën e Ceferin. Gazetari u kërkoi klubeve që përveç eksperiencave profesionale t’i dërgonin edhe kopiet e dokumentacionit të asambleve, ku Ceferin duhej të kishte marrë pjesë. Tek Olimpia Lubjana, nga dokumentet e ofruara nga klubi, nuk figuron në asnjë vend emri i presidentit aktual të UEFA-s.
Si ka mundësi? Shpjegimin nuk di ta japë as vetë Pers, që vazhdon ta trumpetojë me të madhe këtë çështje pas konfirmimit ta Ceferin në majën e futbollit europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




