Nga Gazeta ‘Si’-Ende pa nisur zyrtarisht sezoni turistik, të dhënat nga INSTAT tregojnë se prurjet e turistëve në Shqipëri deri tani janë në nivele të kënaqshme.
Në publikimin për strukturat akomoduese, të dhënat tregojnë se gjatë shkurtit ka patur një rritje të vizitorëve jo rezident në hotele.
Për muajin shkurt, në Shqipëri erdhën 27.2% më shumë turistë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Numri i vizitorëve rezident është rritur me 5% ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 66.2 %.

Edhe numri i netë qëndrimeve në hotele është rritur në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të shkuar, përkatësisht me 6.2%.
Sipas të dhënave, numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 98.1 %.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 74.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i tyre të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 66.3 %.
Netë qëndrimet dy herë më të larta
Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 17.4%.
Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 24.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Ndërsa numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 2.3 herë, vlerëson INSTAT.
Sipas rajoneve, gjatë shkurtit numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe Akomodime të ngjashme” me 97%.
Ndër rajonet, më i preferuari ka qenë rajoni Qendër me 58.2%.
Gjatë shkurtit, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9.0 %, kundrejt 8.8 % që ishte në të njëjtin muaj vitin e shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.