Nga Gazeta ‘SI’ - Treguesi i ndjesisë ekonomike në vend, vazhdon të jetë pozitive edhe për muajin shkurt, ndikuar nga rritja e besimit në të gjithë sektorët, përveç atij të shërbimeve.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 3.2 pikë përqindjeje në raport mujor, nga balancat negative për ecurinë aktuale dhe kërkesë. Shërbimet presin rënie të punësimit dhe të çmimeve.
Ndër sektorët me rritje, më të lartën e kishte ndërtimi, rritur me 6.2 pikë përqindje nga janari në shkurt. Bizneset në këtë fushë u ndikuan nga aktiviteti i lartë dhe kërkesa. Ato presin rritje tjetër të çmimeve.
Në sektorin e industrisë, besimi u rrit me 2.2 pikë përqindjeje në shkurt, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive për kontratat porositëse, si vendase ashtu edhe nga eksportet. Bizneset vlerësojnë me rritje të lehtë prodhimin industrial dhe presin rënie të çmimeve.
Optimizimi i bizneseve tregtare u rrit me 0.9 pikë përqindje, lidhur me ecurinë aktuale të biznesit. Por punësimi dhe çmimet, priten me rënie.
Konsumatorët kanë pasur rritjen më të ulët të besimit në ekonomi në shkurt, me vetëm 0.2 pikë përqindje. Rënia e rritjes së besimit të tyre, lidhet me pritshmëritë për rënie të blerjeve në shuma të mëdha, por edhe për nivelin e çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.